♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arti shqiptar bizantin

Shko poshtė

Arti shqiptar bizantin Empty Arti shqiptar bizantin

Mesazh nga Love Wed Jan 22, 2014 1:42 pm

Arti shqiptar bizantin 2pq5ki9
(Periudha moderne shek. XVII-XIX) Pjesa e II-tė

Piktura ikonografike nė shek e XIX pėrkon me kėrkesat e reja realiste qė kishin lindur brenda kėsaj pikture nė tė gjithė Ballkanin. Piktorėt shqiptarė qė nuk do tė harrohen lehtė pėr forcėn shprehėse artistike do tė jenė Onufri, Nikolla, i biri i tij, Onufėr Qiprioti apo David Selenicasi qė konsiderohet si ylli I fundit i kėsaj krijimtarie. Ēfarė e karakterizon artin e tyre dhe si kjo pikturė murale mbetet ende gjallė

Tradita e pikturimit tė fasadės vazhdon dhe nė monumentet e shekujve XVIXVII. Nė kishat e shekullit tė XVIII ajo shprehet kryesisht nė pikturėn e hajateve qė pėrkufizohen nga ambienti i jashtėm me anė tė njė kolonade tė hapėt. Nė fasadėn e Apollonisė (1260-1328) ėshtė pėrfytyruar por treti familjar i perandor Mihal Paleologut tė mbiquajtur Kostandin i ri si ēlirimtar I Kostandinopolit nga latinėt. Si zakonisht edhe kėtu, perandori paraqitet nė qetėsi tė rreptė, me fytyrė energjike e i gjithpushtetshėm. Me shkėlqim, luks e gjithė solemnitet janė pėrfytyruar gruaja e pasardhėsi I perandorit: Androniku i dytė Paleolog. Si njerėz jo tė zakonshėm rreth e qark kokės u shtohen breroret nė shenjė tė hyjnitetit tė siguruar nga bota e qiellit, si mėkėmbės tė Zotit nė tokė. Orientimi nė traditat e artit antik nė fundin e shek. XIV, edhe mė shumė se nė ndonjė monument tjetėr duket nė freskat e trapezarisė sė manastirit tė Apollonisė sė Fierit. Shumica e veprave janė tė realizuara nė nivel mjaft tė lartė artistik. Nga mė tė bukurat ėshtė paraqitja e skenės “Lutje nė Getsimani”. Kompozimi pėrshkohet nga njė ritėm i harmonizuar i ngjyrave, vijave dhe formave. Figurat janė koordinuar njėra me tjetrėn nė mėnyrė mjaft organike. Lėvizjet janė tė pėrmbajtura, tė qeta dhe ekspresive. Gjithkund mbizotėron vija e pėrthyer plastike. Kėto tradita shėrbyen si pikėnisje dhe mbėshtetje frytdhėnėse pėr krijimtarinė e shumė piktorėve tė shquar tė shek. XVI me nė krye Onufrin. Veprimtarinė e tij artistike Onufri e zhvilloi kryesisht nė kishat e shumta tė Elbasanit e tė Beratit. Me vepra tė kėtij mjeshtri ėshtė stolisur gjithashtu kisha e shėn apostujve nė Kostur tė Greqisė. Nė freskat e kėsaj kishe, pranė datės 1547 gjejmė edhe kėtė mbishkrim nga dora e piktorit: – …“Onufri i ardhur nga qyteti i shkėlqyer i Beratit”… Me sa duket karrierėn e tij artistike Onufri e ka filluar si laik por brenda njė kohe tė shkurtėr, mė 1554-ėn, njė tjetėr nėnshkrim qė ruhet pėrpos pikturave nė kishėn e Valėshit, e cilėson Onufrin si protopapė tė Neokastrės, Elbasanit tė sotėm, titull qė u jepej personaliteteve tė shquar tė intelek tualėve fetarė.
Onufri, dramatik dhe i furishėm

Nė pikturat e Onufrit skenat duken si tė gjalla. Ato kanė gjithmonė karakter tė theksuar zhanri. Shumė elementė tė realizmit si mėnyra e pėrcaktimit tė figurės nė siluetė, modelimi i formave, flasin pėr tendencat realiste tė pikturės kishtare tė kėsaj periudhe. Krahas tendencave tė pėrgjithshme realiste, nė pikturėn e Onufrit hasim edhe detaje tė marra direkt nga jeta. Nė skenėn e lindjes sė Krishtit kungulli i bariut dhe qendisjet me pafta tė mbulesės ndeshen nė fondin etnografik tė vendit tonė. Nga jeta pėrreth Onufri merr edhe tipat e tij qė i pėrpunon nė njė kualitet tė lartė artistik. Duke operuar me 5-6 tonė bazė, ai arrin kombinime tė pėrsosura me anė tė kapėrcimit tė ngjyrave. Koloriti i tij dallohet nga pastėrtia dhe tingulli kumbues. Onufri priret t’i zbusė kanonet tradicionale duke i mbrujtur ato me njė pėrmbajtje tė re mė jetėsore. Pėrmes tipeve dhe kanoneve bizantine, ai arrin t’I japė mendimit njė farė transparence, dritė dhe qartėsie, qė tė bėn pėr vete me karakterin e tij fisnik. Piktura e Beratit, ndikimi i sė cilės u pėrhap jo vetėm nė Shqipėrinė e mesme por edhe nė atė tė jugut, mban vulėn e personalitetit krijues tė Onufrit. Shembulli mė i qartė pėr kėtė janė freskat e nxėnėsit dhe birit tė tij Nikollė, piktorit tė dytė mė nė zė tė shekullit. Nikolla, njė spiritualist i stėrhollė Veprat e Nikollės janė tė shpėrndara nė shumė kisha tė Shqipėrisė qėndrore dhe tė zonave jugore bregdetare. Freska tė tij ruhen dhe nė kishėn e shėn Gjergjit nė Arbanas tė Bullgarisė, tė punuara nė bashkėpunim me njė piktor tjetėr shqiptar, ende tė pastudiuar mirė, tė quajtur Joan. Figurat artistike tė krijuara prej Nikollės nė tė dy teknikat e pikturimit, shquhen prej tipeve tė Onufrit. Ato dallohen nga silueti I veēantė, koloriti i ndezur dhe vėshtrimi ėndėrrimtar. Nikolla, ndryshe nga i ati, nuk ėshtė aq dramatik dhe I furishėm. Ritmi linear i skenave nuk ngėrthen aq shumė dinamizėm, sa spiritualizėm tė mprehtė tė stėrholluar. Onufėr Qiprioti dominon me ekuilibrin Njė tjetėr piktor i talentuar i shekullit tė XVI ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Ka mundėsi tė jetė me prejardhje greke, por padyshim vendlindja e tij si artist ėshtė Berati. Onufėr Qiprioti e pėrhapi jehonėn e shkollės beratase nga Shqipėria e mesme nė pjesėn mė jugore tė saj dhe nga shekulli XVI nė tė XVII. Freskat e Vllaho-Goranxisė tė pikturuara prej tij nė fillim tė shek. XVII; nė vitin 1622 nuk shndrisin nga ngjyrat si prej emali tė Nikollės, as nuk shpėrthejnė me forcėn e dramaticitetit tė Onufrit. Piktura e Qipriotit ėshtė pėrgjithėsisht mė e qetė. Nė tė ka mė shumė ekuilibėr. As ana dekorative nuk rrėmben mbi tė tjerat, as tensioni i brendshėm i figurave nuk dominon. Kalaja e Beratit edhe pas kaq shekujsh me kishat e pikturuara, tė ngjall idenė e njė atelieri tė vėrtetė mesjetar. Ndikimi i pikturės beratase, perms veprės sė Onufrit dhe pasuesve tė tij, ndihet deri nė ēerekun e parė tė shek.XVII. Nė dekadat e mėvonshme piktura murale pėson njė rėnie tė ndjeshme cilėsore. Mungojnė mjeshtrit e vėrtetė qė do tė mund tė ēonin mė tej mbėrritjet e shek.XVI. Pikturat janė kryesisht punė tė amatorėve zanatēinj. Dhe elementet popullore e etnografike qė vėrejmė nė to kanė mė tepėr rėndėsi historiko-etnografike. Shek.XVIII ishte periudha e gjallėrimit ekonomik tė qyteteve dhe lėvizjeve kulturore nė to. Tė forcuara ekonomikisht, shtresat tregtare borgjeze qė ishin porositėsit kryesorė tė artit, nuk kishte si t’i kėnaqte mė tej pėrdellimi tipik bizantin, devotshmėria e dikurshme dhe nėnshtrimi si prej skllavi ndaj dogmės. Ky kapėrcim ėshtė mishėruar nė krijmtarinė e njė vargu piktorėsh si, Kostandin Shpataraku, vėllezėrit korēarė Kostandin e Athanas Zografi dhe mbi tė gjithė, te David Selenicasi, i cili nė shekullin e XVIII zė po atė vend qė zinte Onufri nė tė XVI.David Selenicasi, ylli i pikturės murale

Krijmtaria e Davidit nuk u shfaq rastėsisht nė Voskopojė. Si fshat Voskopoja ka ekzistuar qysh nė shek. e X ose tė XI. Si e qysh ky fshat i vogėl u shndėrrua nė njė qytet tė lulėzuar, nuk dimė asgjė, por efektet tregojnė se nė shekullin e XVIII Voskopoja ishte njė qendėr e lulėzuar ekonomike dhe kulturale qė mbante lidhje tregtare me Laipcigun, Vienėn, Budapestin dhe me qytete tė tjera tė rėndėsishme europiane. Aty funksiononte e vetmja shtypshkronjė nė tė gjithė perandorinė turke. Ajo kishte akademinė e saj, tė lartė, njė bibliotekė shumė tė pasur dhe mbi 20 kisha madhėshtore tė tipit bazilikal tė pikturuara. Por qytetin e madh me 12 mijė shtėpi e 60 mijė banorė e ndjekin fatkeqėsitė njėra pas tjetrės. Mė 1769 digjet nga turqėt, kurse 20 vjet mė vonė nga ushtritė e Ali Pashė Tepelenės dhe Ibrahim Pashės sė Beratit, qė luftonin kundėr njėri-tjetrit nė ato vise. Njė shkatėrrim tė madh pėsoi nė Luftėn e Parė botėrore dhe mė vonė gjatė Luftės sė Dytė botėrore. Sot nga gjithė ajo kulturė e hershme kanė mbetur vetėm shtatė kisha, njėrėn prej tė cilave, atė tė Shėnkollit, e ka pikturuar David Selenicasi (1726). Pikturat e murit nė kishėn e Shėn Kollit e habisin vizitorin me pasurinė e madhe tė fantazisė. Mbi dy mijė figura shpalosen tejembanė mureve tė kishės nėpėr subjekte dhe tema ikonografike nga mė tė ndryshmet. Kėtu gjejmė tema, nga historia e shenjtorėve, nga gojdhėnat apokrife, tema tė rralla dhe interesante, si p.sh. skena nga cikli i ēudive, skena e Solomesė apo ajo freska e madhe mbi portėn kryesore ku ėshtė pikturuar Krishti si djalė i fjetur me shėn Mėrinė pranė. Skema bizantine e pikturimit me kanonet e saj tė rrepta, nė pjesėn mė tė madhe ėshtė shkatėrruar. Skenat janė kombinuar dhe pėrshtatur arkitekturės sė godinės me qėllim qė tė theksohet njė problem arkitektural i nevojshėm. Kjo kėrkonte nga piktori njė teknikė tė lirė pikturimi, punim tė cilin e gjejmė kudo. Davidi shkoi shumė mė tej se paraardhėsit e tij bashkatdhetarė. Me anė tė pėrpjestimit, ngjyrės, volumit dhe elementėve jetėsorė e etnografike, ai mundohet t’i largohet iracionalizmit tė figurave, t’i bėjė shenjtorėt sa mė tė afėrt me njeriun e gjallė. Kompozimi nė pėrgjithėsi ėshtė lakonik dhe i konceptuar si njė kuadėr realist nga jeta. Interes tė veēantė tregon piktori pėr ambientin, detajet, pėr planet dhe perspektivėn. Krijimtaria e Davidit shėnon shkėlqimin mė tė lartė tė pikturės murale kishtare mesjetare. Ajo pėrkon me kėrkesat e reja realiste qė kishin lindur brenda kėsaj pikture nė tė gjithė gadishullin e Ballkanit. David Selenicasi ėshtė nė tė njėjtėn kohė dhe ylli i fundit i kėsaj kėsaj krijmtarie. Shekulli XIX, duke pėrjashtuar deri nė njė farė mase gjininė e ikonave qė pati njė jetė pak mė tė gjatė nė pėrgjithėsi nė Shqipėri ėshtė shekulli i dekadencės sė plotė tė pikturės ikonografike.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi