♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare tregojne format e syve....

5 posters

Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga CLICHE' Wed Jul 03, 2013 7:11 pm

Cfare tregojne format e syve.... 32  tjere!!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga Maca Thu Jul 04, 2013 1:58 am

syte e medhenj..:) 

Maca
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 274
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 19/06/2013
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga JK Fri Apr 18, 2014 8:11 pm

Sytė tregojnė pėr karakterin e njeriut
Cfare tregojne format e syve.... Syt-euml-tregojn-euml-p-euml-r-karakterin-e-njeriut_hd
Psikologėt pohojnė se shumė cilėsi ose tė meta tė njeriut, mund tė zbulohen nga forma e syve edhe nga mėnyra se si tė vėshtron ai…

Sy tė rrumbullakėt: Sipas testeve, kėta janė njerėz tė thjeshtė, shpirtmirė, qė u besojnė tė tjerėve dhe meritojnė besim. Ata nuk janė nė gjendje tė thurin intriga. Edhe kur tė punojnė ndonjė rreng, e kanė vetėm pėr tė mirėn tėnde...

Sy nė formė bajamesh: “I zoti” i tyre ėshtė njeri largpamės qė e llogarit mire ēdo hap qė hedh. Ky njeri di ē’kėrkon dhe si t’i arrijė qėllimet e tij. Ai ėshtė mjaft racional dhe i mban nėn kontroll emocionet.

“Sy maceje”: Kėta njerėz kanė dhuntinė tė “luajnė teatėr” dhe tė kėrkojnė vazhdimisht mbėshtetjen e njerėzve qė i rrethojnė. Pėr kėtė shkak ata bėjnė shpesh veprime ekstravagante e duan tė tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve.

Sy “tė zgurdulluar”: Zakonisht, janė njerėz qė u kushtojnė shumė rėndėsi vogėlsirave. Ata janė impulsivė, marrin flakė pėr hiēmosgjė, por e pėrmbajnė veten dhe tregohen tė vėmendshėm ndaj tė tjerėve, sidomos ndaj atyre qė i kanė vlerėsuar njė herė.

Njerėzit qė i rrudhin sytė: Kėta janė zakonisht natyrė ironike, tė prirė pėr tė kritikuar gjithēka dhe kėdo. Por, pas ironisė sė fshehur qėndron zakonisht dyshimi pėr aftėsitė e tyre personale dhe dėshira pėr t’u pėlqyer tė tjerėve.

Vėshtrim i humbur, i ēoroditur: Zakonisht, ata nuk e kanė mendjen fare tek ato qė u thotė tjetri, por mendojnė pėr probleme tė tjera dhe jetėn e tyre...
Vėshtron sendet ose tavanin: Nėse ti je duke i folur dhe ai e hedh vėshtrimin e tij mbi sendet pėrreth ose nė tavan, kjo do tė thotė se s’ka interes pėr ato qė i thua. Mbase me veten e tij tė quan edhe llafazan. Ndėrprite bisedėn e filluar. Nė do qė t’i tėrheqėsh vėmendjen, tregoji mė mirė njė anekdotė…

E mban vėshtrimin poshtė: Kur ti bisedon me njė njeri dhe ai shikon poshtė, dije se ke tė bėsh me njė gėnjeshtar, qė s’i ka plasur cipa plotėsisht, por nė atė rrugė ėshtė…

Tė shikon drejt e nė bebe tė syrit, me bebėzat paksa tė shtrėnguara: Dijeni se ai mendon qė ju ka nė dorė, se ju jeni nėn pushtetin e tij ose tė paktėn kėtė dėshiron tė arrijė. Pėr hir tė sigurisė suaj psikologjike dhe fizike, mė mirė largohuni njė minutė e mė parė prej tij.

Ka vėshtrim tė pėrqendruar dhe me bebėza tė zmadhuara: Kur bashkėbiseduesi ėshtė i seksit tė kundėrt, ky vėshtrim mbart njė mesazh me interes tė theksuar seksual. /Telegrafi/
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga JK Fri Apr 18, 2014 8:13 pm

E keni menduar ndonjėherė se fytyra juaj ėshtė njė hartė e emocioneve dhe karakterit tuaj? Zbulojeni

Psikologji
Ėshtė e vėrtetė, tiparet e fytyrės suaj zbulojnė diēka pėr personalitetin tuaj. Kėtė e pohon edhe Jean Harner, njė eksperte e leximit tė fytyrės.

Keni lindur me tiparet e tanishme pėr njė arsye. Fytyra ėshtė njė hartė qė tregon personalitetin tuaj dhe gjithė jetėn po ashtu. Sytė, hunda, buzėt, mjekra, faqet tė gjitha kėto i thonė botės diēka pėr ju.

Ballė i rrumbullakėt

Ajo qė kinezėt i kushtonin mė shumė rėndėsi, kur lexonin fytyrėn e dikujt 3000 vjet mė parė, ishte forma e ndėrtimit tė ballit tė tij. Kjo, sepse balli tregon shumė pėr njė person. Nėse keni njė ballė tė rrumbullakėt, pėr shembull si Christina Ricci, kjo zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumė emocione, por jo gjithnjė i arsyeshėm.

Ballė i pjerrėt

Nėse balli juaj ėshtė i pjerrėt, ashtu si ai i Ryan Seacrest, kjo nėnkupton se jeni sipėrmarrės dhe se ju pėlqejnė rezultatet e veprimeve tuaja, por qė nuk flisni shpesh pėr veten. Nėse po dilni me dikė qė ka kėto tipare, duhet tė dini se ata janė tipa qė nuk u pėlqen tė flasin pėr lidhjen, por mė tepėr pėr gjėrat e veta.

Ballė i sheshtė

Nėse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin tė sheshtė, pėr shembull si tė Brad Pitt, kjo do tė thotė se atij ose asaj i pėlqen tė mendojnė gjatė para se tė veprojnė.

Vetulla tė trasha
Sa mė tė trasha tė jenė vetullat e dikujt, aq mė shumė besim ka ai te vetja. Nėse njihni dikė me kėto lloj vetullash, atėherė njihni njė njeri qė jeton me shumė arsyetim dhe me tėrheqje tė fortė seksuale gjithashtu. Kėta tipa janė emocionalisht tė fortė.

Vetulla tė holla

Bėhet fjalė pėr njerėzit qė i kanė tė holla natyralisht, si pėr shembull Paris Hilton. Pėr kėta njerėz thuhet se kanė vetėbesim shumė tė ulėt dhe se mund tė lėkunden shumė shpejt nga gjėrat qė besojnė.

Sy tė mėdhenj

Sytė janė njė stil tjetėr komunikimi. Njerėzit me sy tė mėdhenj, kanė zemėr tė mirė dhe duan t’i ndihmojnė tė gjithė. Ata zakonisht priren tė flasin shumė, si me miqtė ashtu edhe me tė huajt.

Sy tė vegjėl

Njerėzit me sy tė vegjėl dhe tė futur brenda, si pėr shembull Tylor Swift, janė tė rezervuar dhe skeptikė. Ata kanė gjithnjė njė ‘as’ nėn mėngė. Pėr tė fituar besimin e tyre duhet njė kohė e mirė, por kur kjo ndodh, ata s’e humbin mė besimin te ju.

Hundė e dalė

Kinezėt thonė se sa mė tė dalė ta kesh hundėn, aq mė shumė do tė kujdesesh qė t’i bėsh punėt mirė dhe tė vėresh me kujdes ēdo detaj. Kėta njerėz janė tė ndjeshėm pėr gjėra tė vogla dhe kanė gjithnjė plane.

Hundė e vogėl

Kėta njerėz kanė njė moto: “punoj me zgjuarsi, jo shumė”. Ata nuk janė tė dhėnė pas perfeksionit, por kėrkojnė dobinė dhe praktiken. Njerėzit me hundė tė vogėl nuk pėrqendrohen te detajet, por te gjėrat e mėdha.
Gojė e madhe/buzė tė plota

Njė nga mesazhet mė tė forta qė pėrcjellin njerėzit me gojė tė madhe ėshtė fakti sesi ata janė nė njė marrėdhėnie. Nėse keni buzė tė mėdha dhe tė plota, si Angelina Jolie, kjo nėnkupton se pėr juve miqtė dhe tė dashurit janė shumė tė rėndėsishėm dhe se jeni njė person qė i pėlqen tė bėjė pėr tė tjerėt. Kjo ėshtė njė shenjė qė femrave me kėtė formė goje u pėlqen tė jenė nėna.

Gojė e vogėl/buzė tė holla

Nėse keni njė gojė tė vogėl ose buzė tė holla si pėr shembull Daniel Radcliffe, kjo nėnkupton se nuk jeni shumė tė dhėnė pas modės. Me fjalė tė tjera, keni nevojė pėr hapėsirėn tuaj, privatėsi dhe nuk i doni miqtė apo shokėt gjithė kohėn rreth vetes.

Buzė tė poshtme tė mėdha

Nėse buzėt tuaja tė poshtme janė mė tė mėdha se ato tė sipėrmet, si Katy Perry, kjo nėnkupton se jeni njė gjuetar kėnaqėsish dhe se e gėzoni jetėn. Nė fakt, prireni ta gėzoni jetėn pak si tepėr duke i hapur vetes shpeshherė telashe. Nuk jeni tė balancuar dhe nė marrėdhėnie krijoni dramė kur gjėrat nuk shkojnė siē doni ju.

Mjekėr e theksuar

Mjekra tregon pėr nivelin e pushtetit, kokėfortėsisė dhe kėmbėnguljes. Sa mė e dalė tė jetė mjekra, si pėr shembull Kristen Strewart, aq mė kokėfortė ėshtė njeriu. Njerėzit me mjekėr tė theksuar kanė aftėsinė tė pėrballojnė situatat e rėnda. Mjekra tregon pėr nivelin e testosteroneve nė trup. Njerėzit me mjekėr tė theksuar, janė tė pavarur dhe shumė tė vendosur pėr monogami.

Mjekėr e vogėl

Nga ana tjetėr, njerėzit me mjekėr tė vogėl, kanė mungesė vetėbesimi dhe vullneti. Ata shpesh mendojnė (edhe pa tė drejtė) se nuk janė tė fuqishėm sa duhet. Pėr kėtė arsye nuk janė tė rralla rastet kur dorėzohen.

Faqe tė theksuara
Faqet tregojnė pėr aftėsinė e tė folurit dhe janė shenjė e potencialit tė menaxhimit tė njė stafi ose dhėnies sė kėshillave ndaj njerėzve tė tjerė. Nėse keni faqe tė theksuara si Jessica Alba kjo ėshtė njė gjė e mirė. Sa mė tė dukshme tė jenė faqet, aq mė shumė janė gjasat qė kėta persona tė kenė njė rol me rėndėsi.

Faqe tė rrafshėta

Nėse keni faqe tė rrafshėta, si pėr shembull Rihanna, kjo nėnkupton se juve nuk ju pėlqejnė urdhrat, as pėr t’i dhėnė dhe as pėr t’i marrė.

Nofulla tė dala

Sa mė tė gjera dhe tė dukshme tė jenė nofullat, si pėr shembull Olivia Wilde, aq mė i dhėnė dhe konkurrues jeni. Kėta njerėz kanė sukses nė jetė, janė gjithnjė tė gatshėm pėr sfidėn tjetėr. Ata janė edhe paragjykues.

Nofullat e thjeshta

Kėta njerėz janė tė ndryshueshėm dhe tė hapur ndaj gjėrave tė reja. Ata janė nė gjendje t’i dėgjojnė tė tjerėt, por ndonjėherė mund tė ndikohen shumė lehtėsisht nga ato qė thonė njerėzit
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga JK Fri Apr 18, 2014 8:14 pm

Cfare tregon fytyra per seksualitetin
Nese shkoni ne nje takim te pare dhe nuk njiheni mire, studiojini me kujdes karakteristikat e fytyres se saj apo te tij, do te zbuloni shume gjera qe me vone do t’i vertetoni edhe ne shtrat.

Buze

Ata qe kane buzen e siperme te theksuar kane instinkt te forte seksual. Ata qe kane buzen e poshtme te plote dhe te trashe duan perjetime te medha seksuale. Buzet e zbehta “anemike”, tregojne nje te dashur frigid. Pikerisht per kete eshte zbuluar buzekuqi dhe prej nje kohe te gjate eshte i pranishem ne canten e cdo gruaje.

Syte

Burrat dhe grate me ngjyre te gjelber dhe blu te theksuar te syve jane jashtezakonisht kreative ne shtrat dhe kane deshire seksuale te forte. Syte me terheqes qe duken sikur ju ftojne ne shtrat te mendafshte jane te ndritshem dhe shume terheqese (sy shume te erret me nje xixe te theksuar ne te). Syte qe ne fund kane kapake te ngritur nga siper zbulojne sensualitet. Shume gra deshirojne ta arrijne ate rezultat me makijazh.

Mjekra

Njerezit qe kane pjesen e brendshme te plote, lojerat seksuale jane ne vend te pare. Me shume nga te gjithe pikerisht ata kane frike se mos e humbin partnerin. Don Zhuani ka pasur mjeker te tille dhe prandaj i ka ndryshuar grate. Frika se do te prishet lidhja eshte ajo qe ndikon ne nderrimin e partnereve dhe keshtu e anashkalojne hyrjen ne lidhje serioze.
Veshet

Njerezit me veshe te vegjel kane pasion te forte seksual, por para se gjithash deshirojne ta kenaqin partnerin e vet, nuk jane te lire dhe nuk kenaqen gjithmone. Ata qe kane veshe te medhenj jane sensuale nga natyra dhe te dashur shume pasionale.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga lemshja Tue May 13, 2014 1:46 pm

une kam vetulla te trasha  gaga gaga gaga gaga gaga 22 
lemshja
lemshja
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5465
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/05/2013
Falenderimet Falenderimet : 12

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga Ylli Tue May 13, 2014 1:52 pm

Ua cfare sy kam une...te cmendin fare...me mire mos me shikoni ne sy!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare tregojne format e syve.... Empty Re: Cfare tregojne format e syve....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi