♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nat e tmershme

Shko poshtė

Nat e tmershme Empty Nat e tmershme

Mesazh nga kanitaa Mon Jul 23, 2012 12:35 pm

Nate e tmershme,ndjenje e papershkruar po mbreteron ne mua.Athua valle pse?Fllad i embel,kohe e bukur per tu shetitur,e gjethet nder kembet e mia shushurisnin sa qe per nje moment ndalem dhe mendoj valle mos jam ne enderr.Vazhdoj te shetis por pa cak.Kerkoj diqka qe as vet sdi se cka,rruge e gjate sa qe me duket fund ska.Kerkoj diqka qe te te harroj,ta haroj tradhtine tende.Kerkoj ngushellim nga fryma e lehte,kerkoj lumturi qe ka kohe qe se kam perjetuar.Kerkoj diqka qe i perngjan gezimit e lumturise por kot,ngushllim nuk gjej askund.Thelle ne zemren time e di qe ty smundem te te harroj por pse?nuk dua ty te te dua sepse ti nuk e meriton kete ndjenje por prap dorezohem dhe ia pranoj vetvetes se ti je e vetmja dashuri e jetes time.Kaluan muaj te tera e une prap futem ne thesarin e kujtimeve te mia te vjetra e ty prap te gjej aty.Asgje me sme duket interesante,vetem monotonia po mbreteron ne mua.Pse duhet te ndihem aq keq,aq e zbrazet ne vetvete,pse jeta eshte kaq e rende,peshon sa nje plumb.Si ta kerkoj fatin kur ardhmeria shpinen ma ktheu,te kerkoj lumturin ajo nuk ekziston,mendoj per vdekjen por ajo me eshte bere armike,me urren.Sa ishte ora kur ti u zhduke,fshiheshe ne greminen e aventurave tua te jetes?Por athua sa do te jete ora e pendimit tend,ndoshta une atehere do ti takoj qetsise se perjetshme-vdekjes,e ti do te pyesish ,,Pse ajo vdiq''?Sepse-ne do ta kerkosh,do te gjesh ngushllim ne arsye te kota edhe pse thelle ne zemren tende do e dish se ishe ti fajtor i fatkeqesise se jetes sime.Gjithqka po e lidhi me hiqin e jetes,asgje ne ket jete s'ka kuptim,as jeta nuk ka kuptim.Pse athua asgje ne ket jete s'ka titull?Edhe jeta edhe dashuria s'kane titull por ta djegin shpirtin e grackat e tyre te percjellin deri ne fund te jetes kurse tymi i grackave te shoqeron edhe ne varr.,,Pse''-ne e jetes e kerkoj neper yje e ato me shikojn me habi.Por prap pres pendimin tend,lutjet e tua,lotet e tu edhe pse dyshoj sepse ti je njeri pa ndjenja e lotet ende jane te panjohura per syte e tu.,,Pse''-pyetje qe shume here ja parashtrojm vetvetes pos ,,sepse''-ne nuk e dim,ajo esht mister i pazbuluar i cili nuk dihet kurr.... (o)
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nat e tmershme Empty Re: Nat e tmershme

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:14 am

e sa net te trishta e vetme do qendroj
sa net do ikin qe per ty lotoj
sa e trisht qenka nata po ashtu edhe shtrati kur je vetem
eh vall ty tu nxift jeta
pasi me bere qe veten x dashurin tate ta humbas
vall moj zemer pse spo plas?
nate e tmerrshme nat histerike nat e keqe
nat tragjike

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nat e tmershme Empty Re: Nat e tmershme

Mesazh nga kanitaa Tue Jan 01, 2013 12:48 am

Kesaj nate te ftohte,derisa era fishkellon mu te dritarja e dhomes,mora te shkruaj nje leter dhe njeherit uroj festen e Vitit te ri.
Bora e bardhe eshte ulur afer shtepis sime,ne bregun me te afert te qytetit.Ndoshta edhe per kete arsye gjithmon me pelqente te jetoja ne periferi,larg zhurmes dhe tollovis urbane.Qetesin e kesaj nate te shurdhet,perpos eres jashte dhe tik-takut te ores ne mur, e prish edhe shpirti im i trazuar si dallget e detit.E kane trazuar kujtimet rinore,albumet dhe ditaret,leksikonet e femijeris dhe kujtimet e vjetra dhe te embela qe s harrohen kurr.
E kane trazuar dhe se lejne te qete. Rrugedaljen e vetme e shoh qe te i rrefehem dikujt.E kujt tjeter pervec mikut tim akoma besnik,kompjuterit.
Ti... vazhdon te jesh ketu...atje,por gjithnji shume afer zemres sime.Ne kete moment ndoshta je e ulur ne prehrin e bashkeshortit tend dhe ai me dashuri dhe endje te i perdhel floket,fytyren e njome dhe te bukur,duke perfunduar me puthje dhe atehere zakonisht epshet e dashuris perfundojne ne krevatin martesor.
Abazhuri me driten e vet te nemitur,qendron gjithnji ne skajin e dhomes sime dhe me perkujton castet romantike qe dikur i perjetuam se bashku.Enderroj qe ata te perseriten.
Nuk te kam folur ngahera.Nuk kemi komunikuar kohe bukur te gjate.Por....zemra ime e ndjen qe edhe ajo e jotja eshte e luhatur...e trazuar, jo e qete.Ndoshta edhe gabohem,por per kete te kerkoj ndjese..e nese nuk gabohem,prap kerkoj ndjese sepse realiteti nuk nderron,ate e dij mire.
Jam i sinqerte sonte sepse disa gjera nuk mundem te ia mohoj as vetvehtes.Pas shume viteve,une perseri te uroj vitin e ri,ketu..ne kete forum ringjalles per mua,sepse e ndjej thelle qe je e rregullte ne kete adrese. Nuk e dij a do i lexosh,por nuk do ndryshoj gje edhe sikur te mos i vesh re,sepse fati me ka larguar nga ti,kur te kisha shume prane.Do me pyesje ,ndoshta...cdo te thote kjo?Perse nuk me le te qete...largohu nga jeta ime,sepse jam e huaja.Ate ti mire e din,apo jo?Kur u deshem,ti ishe i pavendosur.Tani vuaj, vet je fajtor.
Pergjigjen as nuk mundohem ta kerkoj,sepse ate e din ti...e ke lexuar ne syte e mi,veren e kaluar.
Si thua ,kam te drejt te te uroj vitin e ri?Si thua, a munden valle,buzet tona te bashkohen edhe njehere,...te rreshqasin duart ne shpinen e zhveshur dhe trupi te arrij kulminacionin e temperatures pa rroba dhe jorgan? Une them qe po.
Mos ia ve fajin dhe mos paragjyko ne shovinizem mashkullor.Mos aludo ne synime avanturiste dhe grabitqare apo opsesioneve shfrenuese te nje burri te martuar.Fajtore eshte zemra ime
Do kalojne edhe shume vite por festat e Vitit te ri do te te i uroj gjithnji.Do uroj qe ato gjithnji te te gjejne shendosh e mire dhe te lumtur.
Do uroj nga zemra qe ne nje VIT TE RI, te mbushet mendja dhe perseri te jemi bashke.Une dhe ti....dhe dashuria e jone.
Une e pyeta vehten mire.Pyete edhe ti....te lutem.
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nat e tmershme Empty Re: Nat e tmershme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi