♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 14 mijė kosovarė mė shumė, brenda njė viti nė Zvicėr

Shko poshtė

Mbi 14 mijė kosovarė mė shumė, brenda njė viti nė Zvicėr Empty Mbi 14 mijė kosovarė mė shumė, brenda njė viti nė Zvicėr

Mesazh nga Ylli Wed Jun 18, 2014 1:51 pm

Publikuar: 12:58 / 18.06.2014

Mbi 14 mijė kosovarė mė shumė, brenda njė viti nė Zvicėr Mbi-14-mij-euml-kosovar-euml-m-euml-shum-euml-brenda-nj-euml-viti-n-euml-zvic-euml-r_hd

Rritja prej 14414 kosovarėve brenda njė viti nuk ėshtė shtim real i popullatės kosovare por vjen si rezultat i ndėrrimit tė shtetėsisė nga ajo serbe nė atė kosovare.

Numri i tė huajve nė Zvicėr ėshtė afėr pėr tė arritur shifrėn dy milionė.

Sipas shėnimeve mė tė reja statistikore qė i ka publikuar Zyra Federale pėr Migracion (BFM/OFM), nė fund tė muajit prill tė kėtij viti, nė Zvicėr kanė jetuar 1906.753 banorė me shtetėsi tė huaj.

Kjo ėshtė pėr 3.3% ose pėr 60204 mė shumė nė krahasim me njė vit mė parė.

Sikurse edhe deri mė tash, numri me i madh i tė huajve vijnė nga shtetet e BE-sė dhe EFTA-s, gjegjėsisht 1 milion e 295714 veta ose 68% nga numri i pėrgjithshėm i tė huajve.

Numri i tė huajve nga kėto shtete ėshtė shtuar gjatė njė viti pėr 4.1%.

Nga ana tjetėr, Zvicrėn brenda vitit e kanė braktisur 68950 tė huaj, raporton BFM/OFM.

Numri i tė huajve nga shtetet e treta (jashtė BE/EFTA) nė fund tė prillit ka qenė 611039, dhe ėshtė rritur pėr 1.6 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė, kur ai ishte 601388. Nga maji i vitit 2013 deri nė fund tė prillit 2014 nė Zvicėr kanė ardhur tė jetojnė 151852 tė huaj, ose + 1.5% mė shumė se nė periudhėn 2012-2013.

Kur dihet se nga Zvicra brenda periudhės maj 2013 – fundi i prillit 2014 kanė shkuar 68950 tė huaj, shtimi “neto” i tė huajve nė Zvicėr ka qenė 82902 tė huaj.

Nga tė gjithė tė huajt, shtimi mė i madh ėshtė regjistruar te shtetasit kosovarė.

Gjatė periudhės pėr tė cilėn raportohet, numrit tė huajve nė Zvicėr i janė shtuar 14414 kosovarė.

Pas tyre, shtimin mė tė madh e kanė shėnuar portugezėt (plus 12599), gjermanėt (plus 7503), italianėt (plus 6937) dhe francezėt (plus 6285).

Nga ana tjetėr, rėnien dukshėm mė tė madhe tė numrit e kanė shėnuar shtetasit e Serbisė me minus 13990. Larg pas tyre vinė nė radhė kroatėt (minus 734), boshnjakėt (minus 606)...

Tendenca e rritjes sė popullsisė kosovare, e cila ka filluar tė shfaqet nė statistikat e popullsisė sė huaj nė Zvicėr qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, ka vazhduar edhe nė statistikėn e fundit.

Rritja prej 14414 kosovarėve brenda njė viti nuk ėshtė shtim real i popullatės kosovare nė Zvicėr.

Ajo vjen kryesisht si rezultat i procesit tė ndėrrimit tė shtetėsisė qė kosovarėt po e bėjnė nė vazhdimėsi, nga ajo serbe nė atė kosovare.

Kjo lėvizje reflektohet edhe nė rėnien e madhe (minus 13990) tė regjistruar tė numrit tė shtetasve serbė nė Zvicėr.

Aktualisht, sipas regjistrimit tė publikuar nga BFM, nė Zvicėr jetojnė 99606 shtetas kosovarė dhe 76907 shtetas tė Serbisė. /albinfo/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi