♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra te famshme neper kohera!

2 posters

Shko poshtė

Femra te famshme neper kohera! Empty Femra te famshme neper kohera!

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Jul 30, 2011 6:00 pm

1. Kleopatra VII.

Philopator ka lindur fund tė vitit 69 p.e.s. dhe ka vdekur mė 12 Gusht 30 p.e.s. nė Alexandria duke u vetvrarė. Ishte Mbretėresha e fundit tė Egjiptit tė vjetėr. Ishte vajza e tretė e Tolomeut XII.Kishte origjinė greke dhe,duke pare praktikėn e hapur midis ushtareve tolemaike per t’u martuar midis vėllezerish, ka mundesi qė te kishte shumė pak gjak egjiptian ne vena. Nė vitin 51 p.K. bėhet mbretėreshė e Egjiptit sė bashku me tė vėllanė Tolomeo XIII.Tė dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleancė me Cezarin pėr tė hequr nga froni te vellanė. Cezari kthehet nė Romė nė 46 p.K. Historia me Cezarin, qė bėri aq shumė bujė, nė tė vėrtetė zgjati vetėm njė dimėr. Kleopatra kaloi edhe njė vit nė Romė nė visitė zyrtrė, por s’ka asnjė provė qė tė dy ishin ende tė dashur. Pas vrasjes sė Cezarit, Kleopatra kthehet nė Aleksandri. Nė vitin 42 p.K. Antonio ndan perandorinė me Oktavianin, duke marre Lindjen. Ishte 40 vjeē dhe ishte maruar me Fulvian. Kleopatra dhe Antonio takohen nė Tasko nė 42 p.K. Udhėheqėsi romak dhe mbretėresha e Egjiptit bėhen aleatė dhe dashnorė, por Fulvia sėmuret dhe Antonio duhet tė kthehet nė Romė. Fulvia vdes, por Antonio ėshtė i detyruar tė martohet me Oktvian, motrėn e Oktavianit, pėr tė ruajtur pozicionin e tij. Braktis Kleopatren shtatzėnė me dy binjakė, do ta shohė vetem pas tre vjetėsh. Nė vitin 37p.K. Antonio niset nė fushatė kunder Partėve dhe i kerkon Kleopatrės ta shoqerojė nė Siri. Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet nė Aleksandri. Nė vitin 32 p.K. Antonio divorcohet. Oktaviano nxit romakėt kundėr tij dhe konkubinen e tij tė pabesė. Kleopatra e bind Antonion qė ta presė sulmin e kundershtarit nė Greqi. Beteja e Acios ishte nje disfatė pėr Egjiptianėt. Antonio i ngul thikėn vetes dhe Kleopatra, e mbetur vetėm, preferon tė vdesė, duke u kafshuar nga njė gjarpėr helmues.Mbretėresha e fundit mitike e Egjiptit tė lashtė vrau veten pėr tė mos u burgosur nė Romė si pre e luftės. Versioni i vrasjes sė saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikė tė Hollivudit, duhen lexuar sėrish. Nė fakt, historia na rrėfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i njė gjarpri, ose mė saktė nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve tė Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk ėshtė i vėrtetė. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrės njė vdekje tė ngadaltė pas disa orėsh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirė kėtė gjė. Kėshtu qė ka gjasa tė ketė pėrgatitur njė lėng helmues, njė pėrzierje kokute dhe opiumi, pėr njė vdekje tė menjėhershme dhe mė pak tė dhimbshme. Pėr tė mbuluar gjurmėt, ajo sajoi njė tjetėr alibi, duke krijuar kėshtu legjendėn e helmit tė gjarprit, qė tė mbetej nė kujtimin e pėrjetėsisė. Prej mė shumė se dymijė vjetėsh, legjenda e Kleopatrės ėshtė shkruar nė shumė libra dhe transmetuar nė dhjetėra filma hollivudianė, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Le ta kujtojmė edhe njė herė shkurtimisht historinė. Mbretėrisė sė Kleopatrės po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani nė luftėn civile, qė pasoi me vrasjen e Ēezarit, i dha fund jetės. Ishte gushti i vitit tridhjetė para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur nė pallatin mbretėror, sepse e dinte fundin e fatit tė saj: do tė burgosej dhe mė pas do tė dėrgohej nė Romė nė mėnyrėn mė poshtėruese tė mundshme nga romakėt fitimtarė. Dhe ēfarė bėri atėherė Mbretėresha mė e bukur e botės sė lashtė? Sipas versionit tradicional, iu dėrgua njė shportė me fiq tė freskėt, brenda sė cilės ishte fshehur me vullnetin e saj njė gjarpėr qė e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjėhershme. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumė gjasa qė Kleopatra tė ketė pėrgatitur njė lėng helmues pėr ta pirė dhe tė kishte njė vdekje mė pak tė dhimbshme. “Nė mbretėrinė e saj, mjeshtėrit e helmeve ishin me shumicė dhe Kleopatra ishte njė grua tepėr e zgjuar pėr tė pėrballuar njė vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i njė gjarpri”, bėn tė ditur Schaefer. Kėshtu ajo vendosi qė tė gėnjente nė momentin mė kulminant, duke i dhėnė fund jetės dhe duke lėnė nė histori njė version tė rremė mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim qė kjo ėshtė njė gėnjeshtėr me bisht, megjithatė e ēfarė nuk mund t’i falet njė gruaje tė bukur dhe tepėr tė zgjuar si ajo.






2. Nefertiti

Qė ditėn kur u zbulua, mė 6 dhjetor tė vitit 1912, bukuria e bustit tė mbretėreshės hyjni tė antikitetit mahniti dhe frymėzoi njė seri tė pafund piktorėsh, skulptorėsh, regjisorėsh e studiuesish, gjė qė padyshim arrin ta bėjė me tė njėjtin intensitet edhe sot. Buzėqeshja hyjnore qė lexohet nė buzėt e saj, qafa e hijshme, bukuria e fytyrės, ėmbėlsia e karakteri i fortė qė reflekton kjo kryevepėr dėshmojnė jo vetėm gjenialitetin e skulptorit, por edhe bukurinė e rrallė tė mbretėreshės Nefertiti. Disa egjiptologė mendojnė, duke ju referuar emrit tė saj, se Nefertiti vinte nga ndonjė vend i largėt dhe ka shumė gjasa qė mos tė ketė pasur prejardhje nga familje me gjak mbretėror. Hipoteza mė e besueshme ėshtė ajo qė Nefertiti ishte e bija e njė oficeri tė lartė tė ushtrisė, tė quajtur Aji, i cili, pas vdekjes sė Tuthankhamonit, djaloshit Faraon, u ul edhe vetė nė fronin mbretėror (ka shumė mundėsi tė ketė qenė pikėrisht Aji njeriu qė e vrau Tuthankhamonin pėr t’i zėnė fronin). Nė mbishkrime tė ndryshme Aji i referohet vetes si “Babai i Zotit”, gjė qė tė bėn tė mendosh se ai ka qenė vjehėrri i Faraonit Akhenaton, bashkėshortit tė Nefertitit, megjithėse nuk ka tė dhėna tė sigurta qė tė shpien nė njė pėrfundim tė tillė. Nė thelb nuk dihet asgjė e sigurt pėr Nefertitin deri nė ēastin kur ajo u martua me Faraonin Akhenaton, njė ndėr faraonėt mė tė pėrfolur tė Egjiptit. Peruidha e mbretėrimit tė tyre ėshtė njė ndėr mė tė trazuarat e historisė tė Egjiptit, pasi u karakterizua nga ndryshime rrėnjėsore nė besimin fetar, duke qenė se Zotat tradicionalė u braktisėn nga familja mbretėrore nė favor tė njė pėrėndie tė vetme, Zotit Diell tė quajtur Aton. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti se megjithė pėrpjekjet e familjes mbretėrore pėr tė rrėnjosur njė besim monoteist (veprim tejet i avancuar pėr kohėn), kultet e Zotave tradicionalė mbijetuan dhe nuk u ērrėnjosėn nga teologjia egjiptiane. Besohet se Nefertiti luajti njė rol aktiv gjatė ndryshimeve fetare dhe kulturore, nismėtar i tė cilave ishte Faraoni Akhenaton. Jo mė kot Akhenatoni ka hyrė nė histori si Faraoni Heretik. Njė sėrė egjiptologėsh shtyhen mė tej dhe mendojnė se ka qenė pikėrisht Nefertiti ajo qė u bė nismėtare e besimit tė ri dhe bindi bashkėshortin pėr ta rrėnjosur kėtė besim nė popull. Asnjė rit i shenjtė nuk mund tė kryhej pa praninė e Nefertitit. Falė saj dielli shfaqej nė horizont, dashuria e tė cilit pėr pėrėndeshėn dyfishohej nė pėrėndim. Nė tempullin e madh tė Atonit gjendeshin disa statuja tė Nefertitit tė cilave u drejtoheshin lutjet pėr prosperitetein e Dy Tokave.

Cifti mbretėror ishte i pėrbėrė nga dy personalitete me rėndėsi tė barabartė pėrpara syve tė Zotit Aton. Nėpėr skena apo zbukurime ajo shfaqet tejet e madhėrishme dhe e sė njėjtės rėndėsi me Faraonin, gjė krejt e pazakontė pėr njė mbretėreshė. Nė veēnti tė shumta nė numėr janė skenat pėrgjatė tė cilave Mbreti dhe Mbretėresha i drejtojnė sė bashku lutjet dhe kryejnė ritualet e ndryshme pėr nder tė Zotit Aton. Gjithashtu ishte pikėrisht figura e Nefertitit ajo qė u gdhend nė katėr kėndet e sarkofagut tė Faraonit Akhenaton pėr t’i siguruar mumjes sė tij mbrojtjen e pėrjetėshme. Pėrmasat e figurave tė saj ishin jo vetėm tė sė njėjtės shkallė me ato tė faraonit (zakonish pėrmasat e faraonėve ishin shumė mė tė mėdha se tė tė tjerėve), por nė njė rast ajo tregohet duke mposhtur njė armik, pozė karakteristike vetėm pėr faraonėt. Po ashtu, nė njė skulpturė tjetėr murale ajo shihet tė ngasė karron e saj, edhe ky njė privilegj qė u rezervohej vetėm faraonėve. Njė pompozitet dhe njė rėndėsi e tillė bėjnė tė mendohet se Nefertiti ishte e veshur me njė pushtet krejt tė pazakontė pėr njė mbretėreshė, aq sa disa egjiptologė mendojnė se ajo e mbajti e vetme fronin e Egjiptiti pas vdekjes sė Akhenatonit. Ajo i dhuroi Faraonit Akhenaton gjashtė vajza, dy nga tė cilat mendohet tė kenė vdekur gjatė njė epidemie. Nefertiti ishte njerka e Tuthakhamonit. Njė gjė e tillė ka bėrė qė njė numėr i madh egjiptologėsh tė hamendėsojnė se, ndėrsa vogėlushi perandor ishte rreth 12-tė vjeēar, Nefertiti u bė bashkėregjente, pėr tė marrė krejtėsisht nė dorė frenat e pushtetit pas vdekjes sė Tuthankhamonit, duke mbretėruar kėshtu e vetme pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore. Gjasat mė tė mėdha janė qė, pėr arsye qė mbeten ende mister, ajo tė ketė dalė nga skena rreth vitit tė 12-tė tė mbretėrimit tė Akhenatonit. Nė tė vėrtetė, zhdukja e mbretėreshės sė famshme mbetet po aq misterioze sa edhe shfaqja e saj pėrkrah Faraonit Akhenaton. Nuk dihet me siguri nė ajo u vra, apo vdiq pėr shkaqe natyrore. Me siguri dihet vetėm qė nė atė ēast tė trazuar tė historisė sė Egjiptit, ēast ku Nefertitit luajti njė rol tė dorės sė parė, armiqtė e saj duhet tė kenė qenė jo tė paktė. Kėtė tezė e pėrforcon edhe fakti qė shumė nga skulpturat e mbishkrimet ku gjendej emri i saj janė shkatėrruar, pėrpjekje kjo pėr ta fshirė emrin e saj krejtėsisht nga faqet e historisė sė Egjiptit tė lashtė. Edhe ajo qė mendohet se ėshtė mumja e Nefertitit, nuk mund tė japė shumė pėrgjigje pėr fatin e Mbretėreshės, pasi, gjatė viteve qė pasuan vdekjen e saj, ėshtė gjymtuar qėllimisht nė masė tė madhe.








3. Mata Hari


(Margherita Gertrude Zelle) lindi mė, 7 gusht tė vitit 1876, nė Leuuwarden , Holandė. Pas njė fėmijėrie shumė tė vėshtirė, prindėrit u ndanė pėr shkak tė problemeve ekonomike, ndėrsa ajo mbeti me tė ėmėn qė vdiq vetėm pak vite mė vonė. Kur ishte 20 vjeēe iu pėrgjigj kėrkesės pėr martesė tė njė zyrtari, rreth 20 vjet mė tė madh se ajo. Vitet e para, qenė shumė tė lumtura, u transferuan nė Indonezi dhe lindėn 2 fėmijė. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit tė madh, pėr shkak tė njė helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkėshortin e ēuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mėsueses, u transferua nė Paris dhe filloi tė kėrkonte fatin si balerinė ekzotike e eksperte pėr vallėzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytė e mėngjesit nė gjuhėn indoneziane) shumė shpejt arriti njė sukses tė paimagjinueshėm nė qytete tė ndryshme tė Evropės. Asaj iu atribuan, nuk dihet nėse janė shpifje ose tė vėrteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentė politikė e ushtarakė tė lartė, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bėrė njėkohėsisht njė divė tė asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurės sė saj. Dyshime, qė u konkretizuan, kur u akuzua pėr spiunazh. Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siē u mėsua mė vonė nga kundėrzbulimi aleat, pėrdorej pėr spiunėt e rekrutuar para gushtit tė vitit 1914. Kur filloi lufta nė vitin 1914, Mata Hari ishte njė spiune me pėrvojė pėr Gjermaninė, vend qė ajo e adoptoi edhe pėr atdhe. Por ajo u zbulua nga francezėt, tė cilėve u kishte premtuar gjithashtu bashkėpunim. Pas kėsaj, nė njė gjyq tė posaēėm ata morėn vendimin qė ta pushkatonin. Megjithatė, historianėt kanė debatuar gjatė kėtyre viteve, nėse Mata Hari duhej konsideruar njė agjente e infiltruar gjermane nė Francė nė njė periudhė shumė tė rėndėsishme pėr fatet e Evropės, apo nė tė kundėrt, personazhi i saj i dykuptimtė dhe intrigues, pėrveēse shumė popullor, mund tė ketė shėrbyer si “kurban” pėr tė larguar vėmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake tė luftės sė madhe dhe tė gjenin nė tė njėjtėn kohė, njė fajtor tė thjeshtė dhe tė pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj kėtij fati dhe luftoi deri nė fund, pėr tė hedhur poshtė akuzat qė ju bėnė, duke e quajtur veten tė pafajshme. Megjithatė, kjo nuk mjaftoi pėr tė ndryshuar verdiktin e Gjykatės Franceze, e cila e dėnoi duke e cilėsuar njė spiune gjermane. Sipas vendimit, nė njė gjyq tė posaēėm u vendos, qė nė 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetės dhe mitit tė saj. Por edhe pas vdekjes sė saj, ashtu siē tregojnė kronikat e mėvonshme, ishte njė grua e denjė pėr t‘u quajtur divė. Femra mė e famshme e tė gjitha kohėrave nė historinė e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, qė u bė sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua mė 15 tetorin e vitit 1917, nė poligonin ushtarak francez tė Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanėve nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore. Kėrcimtarja ekzotike, qė “ēmendi” zyrtarėt mė tė lartė tė asaj kohe, ishte vetėm 41 vjeēe ditėn kur u pushkatua. Por, pėr njė personazh kaq tė veēantė, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund tė krahasohet me njė “ceremoni” normale. Kėshtu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, pėrpara skuadrės sė ekzekutimit tė ngarkuar pėr ta qėlluar pėr vdekje, gjatė gjithė kohės kanė lulėzuar legjenda dhe thashetheme nga mė tė ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata qė thonė se ushtarėve tė togės sė ekzekutimit iu lidhėn sytė pėr tė parandaluar rrezikun qė mund tė kushtėzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme tė bėnte njė sjellje jo morale edhe nė prezencėn e tyre.Po sipas zėrave qė qarkullojnė, Mata Hari e kishte pėrballuar shumė lehtė kėtė provė tė vėshtirė tė jetės, duke treguar se ishte mė se e qetė, madje nė ēastin mė tė tmerrshėm, pėrpara goditjes, i kishte parė qetėsisht nė sy dhe plot ėmbėlsi ekzekutuesit e saj, duke u dėrguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund tė ndaleshin para asgjėje. Kėshtu, sipas zėrave, qė nuk janė konfirmuar kurrė, vetėm pak ēaste para se tė pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kėrkuar qė ta pushkatonin nudo. Detaje kėto qė ndoshta do tė ndihmojnė akoma mė shumė pėr tė hedhur dritė mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro njė shekulli.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Femra te famshme neper kohera! Empty Re: Femra te famshme neper kohera!

Mesazh nga JK Thu May 08, 2014 8:00 pm

Marilyn Monroe, legjende e bukurise dhe artit

Me rastin e 50-vjetorit te vdekjes tragjike te Marilyn Monroe revista e njohur amerikane “The National Enqurier” botoi nje numer special dhe theksoi: “Pavaresisht se Marilyn Monroe nuk eshte ne mesin tone tani e 50 vjet, kujtimet per kete perendeshe te bukurise jane gjithnje misterioze.
Femra te famshme neper kohera! Images
Me rastin e 50-vjetorit te vdekjes tragjike te Marilyn Monroe revista e njohur amerikane “The National Enqurier” botoi nje numer special dhe theksoi: “Pavaresisht se Marilyn Monroe nuk eshte ne mesin tone tani e 50 vjet, kujtimet per kete perendeshe te bukurise jane gjithnje misterioze. Ajo ishte pak e shenjte, por edhe pak mekatore. Te gjitha grate habiten dhe jane kurioze per vdekjen e saj tragjike”.
”Norma Jeanes dhe femijera e saj e shqetesuar eshte titulli i kapitullit te pare te revistes “The National Enquirer”. Norma Jeanes (Marilyn Monroe) kishte lindur me 1 qershor te vitit 1926 ne Los Angeles te Kalifornise, por qysh ne ditelindje ajo kishte pesuar nje lloj mallkimi,pasi qe babai i saj e kishte braktisur, bile para dites qe lindi. Kjo vogelushe e braktisur, e harruar dhe e keqperdorur, me vone u be nje mrekulli. Kujtimet e saj te femijerise jane teper te hidhura. Ajo nuk mbante mend asnje dite te lumtur nga nena e saj Glady. Marilyn Monroe kishte thene se nuk mbante mend qe nena e saj ta kishte puthur ose perkedhelur ndonjehere ne jete. Pas disa vjetesh nena e saj pesoi nje semundje mendore dhe u dergua ne spital ku qendroi pergjithmone. Pas kesaj katastrofe familjare shoqja e nenes, zonja Grace McKee u be kujdestarja ime tregon vogelushja Norma Jeanes. Braktisja e babait, semundja e nenes dhe varferia e bene jeten time shume te veshtire,por te gjitha keto i kaperceva me lehte se disa perdhunime te llahtarshme seksuale qe e ndryshuan jeten time pergjithmone. Nuk kisha menduar kurre per dashuri fizike,bile as atehere kur rashe ne dashuri per here te pare. Me vone me derguan ne nje jetimore,por atje pesova edhe me keq nga disa burra. Ne kete moshe pesova trauma te ndryshme. Mesova se isha ndryshe nga femijet e tjere tregon Norma Jeanes.
Marilyn Monroe (Norma Jeanes) u martua per here te pare ne moshen 16 vjeēare me nderhyrjen e te tjereve. Burri i saj i pare 21-vjeēar Jim Dougherty ishte mekanik. Por kjo martese nuk ishte e qendrueshme, sepse nuk ishte bere me dashuri dhe te dy kishin qellime te ndryshme. Ai kishte per qellim familjen ndersa Marilyn kishte synim karrieren artistike. Marilyn tregon se ata nuk flisnin fare me njeri-tjetrin.
Nje prej titujve me karakteristike te kesaj reviste speciale lidhur me 50-vjetorin e vdekjes tragjike te saj eshte kaptitulli: “Ju duhet te jeni ne film”. Marilyn Monroe kaperceu ēdo pengese per te arritur kulmin e suksesit. Ėndrra e saj jetike ishte Hollywood-i. Atje filloi aktrimin, vallezimin dhe kengen, duke vene ne dispozicion talentet e saj per ēfare nuk kishte patur kurre konfidence te mjaftueshme. Pas nje kohe ndryshoi edhe standardin e jeteses dhe ishte me e lumtur. Ne vitin 1946 filloi edhe karrieren e modeles. Ne Hollywood beri disa kontrata me agjenci te ndryshme. Fotografia e saj u botua ne faqen e pare te revistes amerikane “The Family Circle” dhe ne “Playboy”. Natyrisht se ajo vuri ne veprim bukurine personale per fitime nga me te ndryshme. Marilyn Monroe ishte shume e dashur dhe magjike per kamera filmike dhe per fotoaparate. Bile nje zyre e sigurimit te brendshem amerikan te FBI ruante ne arkivin e vet nje filmim per jeten e saj intime. Burri i saj i dyte Joe Di Maggio kishte ofruar 25.000 dollare per ate kasete nga frika se mund te bjere ne duar te gabuara dhe si pasoje mund te demtonte imazhin e saj.Pas nje kohe Marilyn Monroe filloi jeten intime me Johnny Hyde, drejtor ekzekutiv i Agjencise William Morris.
Jeta e tyre intime ishte gurthemeli i sukseseve te saj. Johnny Hyde kishte rene ne dashuri me Marilyn Monroe dhe kerkonte martesen me ēdo kusht, por ajo nuk pranonte,sepse kishte frike se nuk do t’i qendroje besnike deri ne fund dhe per kete nuk u martua kurre me zotin Hyde.
Me 14 janar te vitit 1954 lidhen kurore bjondja me e bukur ne bote Marilyn Monroe dhe lojtari me i mire bejsbollit ne bote Joe Di Maggio. Menjehere pas marteses Di Maggio kerkoi nga Monroe te bente disa ndryshime ne stilin e saj te jeteses por ajo nuk i perfilli fare kerkesat e tij, duke mos bere asnje ndryshim. Ajo mendonte se Joe Di Maggio eshte nje sportist liberal e jo nje burre teper konservator. Burri i saj i dyte Di Maggio u shqetesua shume per disa fotografi qe u botuan ne faqet e para te revistave amerikane. Ai kishte paramenduar se Merilyn Monroe do te ishte nje perendeshe per shtepine e tij e jo per tere boten. Marilyn Monroe e adhuronte jashtėzakonisht jeten argetuese, ndersa burri i saj Di Maggio e urrente ne shpirt Hollywood-in dhe si pasoje ata bene divoc ne gjyq. Por edhe pas ndarjes gezonin dashuri per njeri-tjetrin.
“Perendesha e Seksit”
Ne kapitullin “Perendesha e Seksit” jane botuar shume fotografi nga skenat filmike te dashurise dhe roleve te ndryshme, por asnje poze filmike nuk i tejkalon normat njerezore te kohes. Ajo ka luajtur role me aktoret me te njohur te Amerikes dhe te Evropes. Sot e kesaj dite shume aktore dhe modele bejne perpjekje per te imituar kete mbretereshe te bukurise dhe seksit,por siē duket eshte e paarritshme. Marilyn Monroe ishte nje gershetim natyror e hyjnor i paspjegueshem ishte si nje Venus (Aferdite) qe shkelqente si rreze dielli ne kete hemisfere dhe me gjere.
Pas ndarjes me Joe Di Maggion, Marilyn Monroe kishte rene ne dashuri me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh amerikan Arthur Miller,i cili kishte fituar Ēmimin me prestigjoz te Amerikes – Pulitzer. Marilyn Monroe vepronte ne Hollywood , ndersa Arthur Miller ne New York . Ata kishin rene ne dashuri duke mbajtur lidhje telefonike dhe leterkembime prej vitit 1951 e deri ne vitin 1955. Ata u martuan zyrtarisht me 29 qershor 1956 ne Gjyqin Civil ne Westchester County ne New York dhe dy dite me vone lidhen kurore fetare ne nje tempull hebraik te ketij qyteti,sepse Arthur Miller ishte me origjine hebreje. Pas disa muajsh ajo doli shtatzene, por per fatkeqesine e saj kjo shtatzeni deshtoi. Ajo deshtoi edhe ne shtatzenine e dyte, duke i perjetuar si humbjet me te pazevendesueshme, ēfare e ndryshuan jeten e saj pergjithmone. Keshtu filloi edhe ftohja e saj me Arthur Miller. Bile ne nje rast i kishte rrefyer kujdestares Lena Pepitone se ai kishte qene shume i ftohte me te ndoshta per arsye se nuk isha mjaft intelektuale per shkrimtarin Arthur Miller dhe kjo ndjenje me mundonte shume tregonte Marilyn Monroe. Pas deshtimeve tragjike te shtatzanise dhe keqesimit te marrdhenieve me Arthur Miller filloi pirjen e alkoholit dhe te pilulave per gjume qe mund te ishin edhe shkaku kryesor i vdekjes tragjike. Ndersa shenimi “Portretet e nje ikone” tregon se kamerat e adhuronin Marilyn-in. Ajo ishte magjike per fotoaparate. Elizabeth Taylor kishte thene se Marilyn Monroe i bente forografite pa sherr dhe dukej e sinqerte si te ishte nje vajze e vogel.
Dashuria me Sinatrėn
Ne kapitullin “Miqte dhe te Dashurit” lexuesi kupton menjehere fillimin e renies dhe shkatėrrimit perfundimtar te Marilyn Monroe. Lidhjet e saj me regjisorin Elia Kazan dhe Frank Sinatren ishin hapat e pare drejt veprimeve te pakontrolluara. Ajo kishte lidhje intime me Frank Sinatren, por pas nje kohe zbuloi se ai bente dashuri me valltaren afrikano-jugore 20-vjeēare Juliet Prowes. Marilyn Monroe kishte rene ne dashuri me Frank Sinatren por ai nuk pranonte propozimin e saj per martese. Ata ishin pare per here te fundit 8 dite para vdekjes tragjike te saj.
Lidhja me Kennedy-n
Ne kapitullin “Nderlidhjet e Rrezikshme”, flitet per lidhjet e saj me Presidentin John F. Kennedy-n dhe vellaun e tij Robert Kennedy. Marilyn Monroe ishte ftuar te kendonte per ditelindjen e Presidentit John Kennedy ne stadiumin Madison Square Garden ne New York, bile Zonja e Pare e Amerikes, Jackie (Jacqueline) Kennedy kishte refuzuar te merrte pjese ne ate ceremoni. Aty filluan dyshime serioze te zonjes Kennedy per burrin e saj. Ceremonia e ditelindjes se tij kishte qene nje spektakel i vertete. Sot e kesaj dite flitet per kengen: “Happy Birthday Mister President” (Gezuar Ditelindjen Zoti President). John Kennedy ne fjalen e rastit tha: “Tani pasi Marilyn kendoi kengen “Gezuar Ditelindjen Zoti President) me nje ze aq te embel e te bukur, Une mund te pushoje nga politika dhe vazhdoi duke bere shaka. Ata ishin takuar nje here ne fillim te viteve ‘50,por nuk kishin perjetuar asnje lidhje romamtike, asaj i kishte mbetur akoma ne sy shkelqimi i tij nga ai takim. Deshira ime ishte qe te mos ishte i martuar John Kennedy, keshtu qe Une do te isha gruaja e tij, thote Marylin. Jane botuar shume libra ku flitet per takimet dhe lidhjet e tyre intime. Per lidhjet e saj me vellezerit Kennedy flitet vazhdimisht. Ne ate kohe FBI kishte hapur nje dosje te veēante, bile nje dite J.Edgar Hoover i kishte lene ne tryezen presidenciale nje dosje te lidhjeve intime te vellezerve Kennedy me Marylin Monroe. Ne pranvere te vitit 1962 Frank Sinatra kishte organizuar nje vizite te Marilyn Monroese ne Meksike. Atje ishte njohur me skenaristin Jose Bolanos dhe me disa mafioze e komunista amerikane. Marylin Monroe kishte frike te madhe nga mafiozet e veēanerisht nga kryemafiozi Sam Giancana, mik i Frank Sinatres. Ditet e fundit te jetes i kaloi midis ujqeve gangstere. Ishin ditet e deshperimit me te madh te legjendes amerikane, Marilyn Monroe. Edhe Robert Kennedy kishte probleme te medha me mafiozet sidomos me kryetarin e sindikates “Teamsters” Jimmy Hoffa. Ky mafioz beri ēmos per te zbuluar lidhjet sekrete te vellezerve Kennedy me Marilyn Monroen. Ai e bente kete manover per te turperuar familjen Kennedy, bile edhe sot flitet se ky mafioz mund te kete pasur gisht ne vdekjen tragjike te Marilyn Monroese. Edhe Jimmy Hoffa u vra ne menyre misterioze dhe sot e kesaj dite nuk i dihet varri. Gjate diteve te fundit te mundimeve shpirterore per jete ose vdekje te gjithe e braktisen Marilyn Monroene. Vetem Joe Di Maggio iu gjet prane. Ai e ndihmoi pavaresisht kercenimeve qe benin mafiozet dhe Frank Sinatra. Ne ceremonine mortore te saj moren pjese vetem 30 veta, kryesisht te familjes dhe Joe Di Maggio i cili drejtoi kete ceremoni dhe duke vene nje tufe lule mbi arkivolin e saj tha: “Goodbye Marilyn, I love you, my darling I love you” Lamtumire Marilyn, te dua–te dua e dashura ime).
Fjalėt qė nuk harrohen kurrė
Sot pas 50 vjetesh vdekja tragjike e saj mbetet akoma misterioze,ashtu si shume vdekje te tjera te personaliteteve te njohura te Amerikes.
Marilyn Monroe ka thene disa fjale qe nuk harrohen kurre: “Ne qofte se je dyfytyresh, njera faqe te duket bukur”, “sikur t’i kisha respektuar te gjitha normat, kurre nuk do te kisha arritur ndonje sukses”, “nje vajze e menēur puth, por nuk dashuron, degjon por nuk beson dhe largohet ajo vete para se ta lene”, “eshte me mire me qene jo e lumtur vetem se jo e lumtur me dike tjeter”, “dashuria seksuale eshte e natyrshme,Une e respektoj natyren”,”nje grua me kepuce te pershtatshme, mund te pushtoje boten”. Hollywood-i eshte nje vend ku per nje puthje japin 1000 dollare, ndersa per dashurine e shpirtit japin vetem 50 cent.
Ajo ishte perendeshe e bukurise. Ecjet e saj ishin te paspjegueshme,thua se kishte 100 gjymtyre dhe ēdo gjymtyre ne vetevete bente nje levizje magjike. Artistet e ndryshem fenomenin e madheshtise natyrore te Marilyn Monroese e krahasojne me fenomenin natyror Niagara Falls. Kjo legjende amerikane e bukurise kujtohet njesoj si Helena e Trojes, Kleopatra e Egjiptit dhe shume gra te tjera gjate historise. Marilyn Monroe u shua tragjikisht si nje yll drite. Keshtu u shuan edhe yje te tjera te artit amerikan:
James Dean, John Belushi, Elvis Presley, John Lennon, Michael Jackson e te tjere. Shtetet e Bashkuara e nderojne kete grua me cilesi te pashpjegueshme qe tani i perket mitologjise. Kujtimet per kete legjende amerikane te bukurise dhe artit mbeten te perjetshme./T.O/
esht idhulli im e nje nder engjejt qe zoti e largoi nga toka dhe e mori ne qiell
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Femra te famshme neper kohera! Empty Re: Femra te famshme neper kohera!

Mesazh nga JK Thu May 08, 2014 8:04 pm

Fati tragjik i bukurosheve tė famshme
Ato e kishin tėrė botėn nė pėllėmbė tė dorės, ishin tė adhuruara nga miliona njerėz, jeta e tyre ngjante me pėrrallat moderne, ishin joshėse, tė njohura pėr gjithė botėn - yje botėrorė. Por, ishin edhe gra me fat tragjik.

Greta Garbo
Femra te famshme neper kohera! 20130922162944873
Greta Garbo ėshtė rritur nė Suedi dhe nga jeta e saj e hershme, nuk ka pasur asnjė indikacion se njė ditė ajo do ta gjunjėzonte tėrė botėn. Familja e Garbos ishte e varfėr, ndėrsa fėmijėria e ėndėrrimtares ishte e varfėr dhe e mbushur me mundim.
Kur pėr herė tė parė Garbo ishte paraqitur me pamjen e saj prej njė aristokrateje tė gjatė dhe vitale, ajo joshi gjithė Hollivudin. Dhe e gjitha dukej si pėrralla e Hirushes. Princesha nga hiri u ngjit nė yll duke u bėrė fytyra mė e njohur e industrisė sė filmit tė viteve tė 30-ta.
Por, pas xhirimit tė disa filmave, tė cilėt nuk kaluan mirė nėpėr filtrin e kritikėve, Greta Garbo xhiron filmin e saj tė fundit "Gruaja me dy fytyra", tė cilin mė vonė do ta quajė si "varrin e saj". Garbo vendos qė tė "zhduket" dhe tė tėrhiqet duke bėrė njė jetė komplet anonime.
Gazetarėve dhe adhuruesve nga tė cilėt me dekada mori mijėra letra pėr ēdo javė, nuk u lejoi tė pėrgjonin nė jetėn e saj tė vetmuar. Edhe pse kishte ēdo gjė, ajo dėshironte vetėm ta linin tė qetė. Garbo ishte e njohur pėr episodet e gjata tė ankthit, dhe pėr shkak tė personalitetit tė saj specifik, shpesh pėr tė flitet si pėr "skandinavin mė depresiv pas Hamletit".

Vivien Leigh
Femra te famshme neper kohera! 20130922163033685
Gjatė gjithė karierės sė saj, Vivien Leigh ėshtė pėrpjekur qė ta dėshmojė veten se, pėrveē qė kishte bukurinė gati joreale ajo kishte talentin e shkėlqyer pėr aktrim. Edhe pse kishte fituar 2 Oskarė, Leigh megjithkėtė mbetet dhe njihet si bukuroshja mė e njohur dhe si gruaja e Laurence Olivier-it, aktor, regjisor dhe producent britanez. Derisa ishte pėrpjekur qė gjithė botės t'i dėshmonte se ishte aktore e jo vetėm grua e bukur, tek Vivien Leigh fillojnė tė paraqiten problemet psiqike, tė cilat do t'i kushtojnė shumė.
Pėrgjatė viteve, nė tė cilat e gjithė bota ia kishte lakmi, Leigh ndjehej e dėrmuar nga demonėt e vetė.
Dhe, gjatė kėtyre episodeve tė rėnda, ajo e shkatėrron matresėn me Laurence Olivier-in, pėr tė cilin deri nė fund thoshte se ai ishte dashuria e jetės sė saj. Leigh fillon tė marrė qetėsues dhe tė konsumojė alkool, pėrjeton thyerje nervore, dhe nė fund sėmuret nga tuberkulozi. Vivien Leigh vdes nga kjo sėmundje si grua e pa lumtur dhe e munduar.

Marilyn Monroe
Femra te famshme neper kohera! 20130922163110198
As sot nuk ekziston femra e cila e simbolizon seksipilitetin, por edhe fatin tragjik si Marilyn Monroe.
Norma Jeane ishte e paracaktuar pėr rolin e heroinės tragjike. E, atė kryq e mbajti mbi supe deri nė fund.
Kurrė nuk e njohu babain e saj, ndėrsa nėnėn e kishte humbur herėt, si pasojė e thyerjes psiqike. Monroe ishte rritur nėpėr jetimore dhe familje ushqyese. Kur bjondja mė e famshe e ndėrroi emrin, nga Norma Jeane nė Marilyn Monroe, nė fillim ėshtė dukur sikur e ndėrroi edhe fatin e saj.
Ajo bėhet ndėr aktoret mė tė famshe dhe ndėr gratė mė tė njohura tė kohės sė saj. Megjithkėto, glamuri dhe seksipiliteti me tė cilat ishte e mbėrthyer, nuk i ndihmuan qė ta gjejė lumturinė. Jeta e saj intime mjaft kontraverse, si dhe presioni i vazhdueshėm nė punė, gjithnjė e mė shumė e shakėrronin.
Dhe kėshtu, sex simboli i tė gjitha kohėrave gjendet e vdekur nė banesėn e saj. Marilyn Monroe vdes nė moshėn 36 vjeēare nga mbidoza e pilulave tė gjumit.

Grace Kelly
Femra te famshme neper kohera! 20130922163139855
Rrėfimi pėr pėr princeshėn e Monakos, Grace Kelly-n ėshtė i ndryshėm nga aji i Monrosė, sepse bjondes sė bukur nė fillim ēdo gjė i shkonte pėr dore.
E lindur nė njė familje tė pasur tė Filedelfisė (ShBA), e edukuar nė frymėn e aristokracisė evropiane, dhe pasi me bukurinė e saj e pėrvetėsoi Hollivudin, Kely arriti ta pėrvetėsojė edhe zemrėn e princit tė vėrtetė.
Grace Kelly u martua me princin e Monakos, Rainier III dhe pėrkrah tij ka qeverisur me principatėn e vogėl dhe tė pasur. Grace me bashkėshortin dhe me tre fėmijėt e tyre ka jetuar si nė pėrrralla, deri nė ditėn fatzeze kur e humb jetėn nė njė aksident komunikacioni. Pas vdekjes sė princeshės Grace, bashkėshorti i saj kurrė mė nuk ėshtė martuar.

Princesha Diana
Femra te famshme neper kohera! 20130922163201153
Lady Diana Spencer ėshtė rritur me komoditetin e jetės aristokrate nė Britani. Ishte e bukur, e re, e pasur, e natyrshme, mediet e adhuronin dhe i gjithė publiku ishte i fascinuar me martesėn e saj me princin Charles.
Por, qysh nė fillim tė jetės bashkėshortore, Diana e kupton se pėrrallat nuk ekzistojnė.
Nė familjen mė me ndikim nė Britani, ajo ėshtė ndjerė e huaj, bashkėshorti i saj nuk i ofroi dashurinė e vėrtetė. Ishte e vetmuar dhe e pakėnaqur.
Si pasojė e kėsaj, Diana kishte probleme me ushqim, nuk hante me rregull gjė qė vėrehej qartė nė figurėn e saj thatanike. Pas kėsaj ndodh edhe divorci, aryeja e tė cilit ishte tradhėtia e tė shoqit.
Rrėfimi pėr princeshėn e trishtuar pėrfundon me aksidentin tragjik nė tė cilin humb jetėn nėna e princit William por edhe e princeshės mė tė njohur, tė cilėn jo vetėm anglezėt, por edhe e gjithė bota e adhuruan.

Natasha Richardson
Femra te famshme neper kohera! 20130922163230586
Natasha Richardson, bija e aktores sė njohur Vanessa Redgrave dhe e regjisorit Tony Richardson, qė nė fillim ishte e destinuar qė tė bėhet yll.
Pėrveē karierės sė sukseshme dhe statusit tė bukuroshes, Richardson e ka shijuar edhe jetėn familjare pėrkrah kolegut tė saj Liam Neeson dhe dy djemve tė tyre.
Por gjithēa zhduket nė moment, kur Natasha vdes derisa ishte me pushime me familje nė Kanadė. Aktorja rrėzohet derisa ishte duke skijuar dhe pėson tronditje nė tru, i cili tregohet fatal pė tė.

Gia Carangi
Femra te famshme neper kohera! 20130922163257342
iteve tė 70-ta, manekinja Gia Carangi bėhet aq e famshme, sa qė e ndien veten tė fyer me statusin e top-modeles sė parė nė historinė e industrisė sė modės. Tė gjithė donin tė punon me brinetėn mahnitėse, ngase fytyra e saj praktikisht shiste ēdo gjė.
Megjithkėtė, pas vdekjes sė mentorit tė saj, bukuroshja pėrjeton njė lėkundje tė madhe emocionale, dhe u dorėzohet drogave tė rėnda tė cilat nė fund edhe e vrasin.Gjatė xhirimeve i ndodhte qė ta kaplonte gjumi ose thjesht ta braktis shesh-xhirimin pėr tė blerė drogė. Ka pasur shpėrthime tė dhunshme dhe kriminale, dhe ēdo sjellje e saj tregonte se jeta e Carangit po shkonte drejt fundit tragjik. E, fundi tragjik i vjen shumė shpejt.
Ylli i parė i industrisė sė modės vdes nė moshėn 26 vjeēare nga AIDS-i. / Kultplus.com (A.D.)

JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Femra te famshme neper kohera! Empty Re: Femra te famshme neper kohera!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi